DYLON

KPF i rekomandon për Kuvendit propozimin për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e parë të punës në përbërje të re, të cilën e ka kryesuar Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin e punës së Kuvendit për vitin 2014 si dhe propozime të tjera.

KPF rekomandoi po ashtu edhe propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, propozim-vendimin për themelimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale si dhe propozim-vendimin për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave.

EkoHigjiena

Sqarime në pyetjet dhe interesimet e anëtarëve të KPF, rreth këtyre çështjeve kanë dhënë Sadudin Berisha, drejtor i Kadastrës dhe Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Halit Rexhepi, drejtor i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.    

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi tha se ankandi publik për dhënien në shfrytëzim të pronave të pa luajtshme komunale, nënkupton anulimin e vendimit të mëhershëm. Në të vërtetë, kontratat për dhënien në shfrytëzim të hapësirave publike komunale, kanë qenë me afat të caktuar.

Edhe plani i punës së Kuvendit Komunal, mund të plotësohet e pasurohet me pika tjera të punës, më vonë, varësisht prej nevojës. Zijadin Maliqi tha se në agjendën e Kuvendit Komunal  duhet të parashihet një raport pune i kompanisë “Higjiena” si dhe një informatë nga kompania “Hidromroava”, aq më tepër që po përballemi me problemin e ujit të pijes.

Ndërkaq, KKSB duhet të themelohet në përputhje me udhëzimin administrativ, pavarësisht se një strukturë e tillë ka ekzistuar edhe deri tani, meqë mandati i këtij institucioni gjithëpërfshirës, lidhet me mandatin e Kuvendit Komunal.

Në emër të PDK-së, Bujar Bevzati ka bërë vërejtje për vonesat në themelimin e KPF, ndërsa ka kërkuar që kryetari i Komunës, në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të sjellë një informatë për, siç ka thënë ai, largimet nga puna të dhjetëra nëpunësve civilë dhe pranimin e dhjetëra të tjerëve në këtë shërbim./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.