DYLON

KPF i rekomandon për Kuvend katër raporte, pritet debat i gjerë në seancë

KPF i rekomandon për Kuvend katër raporte, pritet debat i gjerë në seancë
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, e cila është mbajtur nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin e Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2021, raportin financiar për periudhën janar-qershor 2021, raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2020 si dh raportin vjetor janar-dhjetor 2020 të Komisionit Komunal të Aksionarit të NPL “Stacioni i Autobusëve”.

Në raportin e kryetarit, nënvizohen sukseset dhe sfidat e këtij 6-mujori, në kushtet e pandemisë, ku megjithatë janë arritur rezultate inkurajuese dhe veçmas gëzon fakti që qytetarët u janë përgjigjur mirë obligimeve të tyre, veçmas tatimit në pronë. 

EkoHigjiena

Raportet janë rekomanduar pa asnjë diskutim, ndërkohë që, siç ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini, një debat i gjerë për këto pika pritet të zhvillohet në seancën e Kuvendit Komunal, e cila pritet të mbahet nga fundi i muajit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.