DYLON

KPF i rekomandon Kuvendit miratimin e një pakoje të masave lehtësuese për bizneset

KPF i rekomandon Kuvendit miratimin e një pakoje të masave lehtësuese për bizneset
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal, raportin financiar për periudhën janar-mars 2021, propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit, propozim-vendimin për formimin e komisionit vlerësues të ofertave, informatën rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2021, kërkesën për lirim nga pagesa e të gjitha bizneseve të cilat janë duke shfrytëzuar hapësirat publike për qëllime biznesore si dhe kërkesën për kompensimin e komisionit për vlerësimin e ofertave. 

Komiteti i dha përkrahje kërkesës së këshilltarit komunal, Burim Berisha (LDK), përkatësisht nismës së këshilltarit Nehat Osmani (VV) për miratimin e një pakoje të ndihmës për bizneset, duke e marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në gjithë Kosovën, me theks të veçantë në Gjilan, si shkak i pandemisë Covid-19. 

EkoHigjiena

Kërkesa ka të bëjë me lirimin nga pagesa për këtë vit të të gjitha bizneseve që kanë në shfrytëzim hapësira komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokalit për bizneset e reja si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale.

Sa i përket propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, ku arsyetimin e dha drejtori i Kadastrës, Sali Fazliu, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një ngastër prej 3.5 ha në Bresalc, anëtarët e Komitetit kërkuan që njëkohësisht të bëhet një zgjidhje për lokacionin e varrezave të lagjes, të cilat gjenden brenda kësaj hapësire, pavarësisht statusit të tyre.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.