DYLON

KPF i dha mbështetje nismës për deshifrimin e mbishkrimeve të varrezave të periudhës osmane

KPF i dha mbështetje nismës për deshifrimin e mbishkrimeve të varrezave të periudhës osmane
Avatar photo Redaksia

 Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal draft-rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve, draft- statutin e Qendrës Kulturore Evropiane, propozim-vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në Zonën “B 4“ në kuadër të PRRU “Kodra e Thatë”, propozim-vendimin për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelës kadastrale në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale, propozim-vendimin për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave.

Po ashtu, për Kuvend u rekomandua edhe informata për suksesin në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2020-2021 dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë si dhe kërkesa e Fakultetit të Studimeve Islame për mbështetjen financiare të projektit për deshifrimin e varrezave të periudhës osmane, të cilin e paraqiti drejtoreshe për Kulturë, Deniza Limani.

EkoHigjiena

Anëtarët e Komitetit kërkuan që të përfshihen edhe periudhat tjera, hebraike dhe romake, por u tha se për këtë duhet projekt tjetër, meqë FSI nuk e ka paraparë këtë dhe ndoshta nuk ka as ekspertë që mund t`i bëjë deshifrimet e periudhave tjera. 

Propozim-vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në Zonën “B 4“ në kuadër të PRRU “Kodra e Thatë” si dhe propozim-vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelës kadastrale në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i paraqiti drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, zgjuan interesim e opozitës (LVV e PDK), të cilat nuk i mbështeti këto ndryshime me arsyetim se janë të paligjshme.

Sa i përket  propozim-vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale, sqarime dhe përgjigje sipas interesimit të anëtarëve të KPF dha Sali Fazliu, drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.