DYLON

KPD në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme

Avatar photo Redaksia

2L ONLINE) – Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhjen e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitet. Zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” do të mbahen më datë 6.05.2015. Mbajtja e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhja e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është në harmoni me Udhëzimin Administrativ të MASHT– it nr. 01/2015.

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me qëllim të zgjedhjes të këshillave të fakulteteve dhe të organeve tjera në fakultete dhe universitet. Komisioni Qendror Zgjedhor do të themelohet nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues, në pajtim me nenin 16 pika 2, rregullat dhe procedurat për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Kadri Zeka”. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, Rregulloret përkatëse të Universitetit dhe Statutin e Përkohshëm të Universitetit të UKZ. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të miratuar nga KPD. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.