DYLON

Kova me ujë të akullt bie edhe mbi kokën e Gagicës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nazim Gagica, për shumë kë i njohur si këngëtar gjilanas që ia thotë mirë këngës, ka pranuar sfidën për tu lagur me ujë të akullt, duke u bërë kështu pjesë e nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS.

Gagica, që përndryshe është drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës së Përgjithshme në komunën e Gjilanit. ka pranuar sfidën e Donard Sanchez e Lulzim Ramës, për tu lagur me ujë të akullt, dhe këtë e ka bërë para Administratës së Përgjithshme.

EkoHigjiena

Gagica me këtë rast ka thënë se do të nominojë për këtë sfidë tre të tjerë për të bërë të njëjtën gjë, e ata janë Rexhep Kadriu, Gëzime Idrizi e Sadudin Berisha.

Ndryshe, ALS është një fushatë që bëhet për të mbledhur fonde për diagnostifikimin e hershëm të sklerozës anësore amiotrofike dhe sfida është një kovë me ujë të ftohtë dhe copa akulli në të. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.