DYLON

Kostiq synon të bëhet deputet në dy shtete

Avatar photo Redaksia

​Kryesuesi i Listës ”Srpska”, Vladeta Kostiq, nuk do të mund të përfshihet në garën për ulëse në Kuvendin e Kosovës, nëse paraprakisht nuk jep dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Burime të gazetës Tribuna kanë konfirmuar se Kostiqit i është dhënë një afat i shkurtë kohor që të përcaktohet, ngase nuk do të mund të jetë njëkohësisht deputet i Serbisë dhe i Kosovës. Në të kundërtën, lista e unifikuar e kandidatëve për deputetë e “Srpskas”, Partisë së Pavarur Liberale dhe Iniciativës SPD, do të shkojë në zgjedhjet e 8 qershorit pa Kostiqin, përkatësisht pa bartësin e listës.

EkoHigjiena

Kjo, sipas këtij burimi, do të nënkuptonte që lista serbe mund të marrë pjesë në zgjedhje, por jo edhe bartësi i saj. Përndryshe, Kostiq ishte një nga ata që mbështetën nismën e Beogradit për unifikimin e subjekteve politike serbe për garën zgjedhore të 8 qershorit…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.