Kreu i nismës qytetare “Serbia” Vladeta Kostiq, ka hedhur poshtë çdo mundësi që në Kosovë të themelohet një Republika Serbe e dytë.
Duke shprehur pakënaqësinë për një pamundësi të tillë, ai ka thënë se kjo është pasojë e faktit se komunat e dominuara nga serbët nuk janë të lidhura territorialisht mes vete, ndërsa mungon edhe përkrahja ndërkombëtare, transmeton klan kosova.
Ndërkohë, ai i është kundërpërgjigjur lideri të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, duke i thënë se njerëzit e listës Srpska nuk janë çetnikë, pasi po qe se diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë këso epiteti do t’u takonte edhe shumicës së serbëve të Kosovës që e kanë votuar këtë subjekt.