Ligjëruesi i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, ka bërë me dije se përfitimet e Kosovës me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit do të jenë shumëdimensionale.
Ai ka thënë se me MSA-në para së gjithash, Kosova do të përfitojë në aspektin tregtar.
Në një bisedë për “Epokën e re” ai ka thënë se nga MSA-ja deri tek anëtarësimi i plotë i një shteti në BE, nevojiten minimalisht 10 vjet, por në rastin e Kosovës mund të shkojë edhe më gjatë. “Kosova duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore në procesin e vështirë të integrimit në BE”, ka deklaruar Qorrolli.