DYLON

Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme

Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi Thaçi priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.

“Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme, procesi i integrimeve evropiane, dialogu me Serbinë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Të gjitha këto presin formimin e institucioneve, të dala nga vota e lirë e zgjedhjeve të 8 qershorit”, tha Thaçi.

EkoHigjiena

Thaçi falënderoi përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha fushat, si dhe kërkoi që kjo ndihmë të vazhdoj edhe më tutje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.