Marrëveshja për lëvizje të lirë dhe njohjen e policave të sigurimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë e paraparë të hyjë në fuqi në janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu thotë Rrahim Pacolli, udhëheqës i bisedimeve teknike në fushën e sigurimeve në Bruksel. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se në takimin e fundit që është mbajtur në Bruksel në muajin dhjetor, pala serbe nuk u pajtua me disa pika të marrëveshjes, e si rezultat i kësaj mbeti të mbahet takim tjetër.
”Ju rikujtoj se me arritjen e marrëveshjes qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për pagesa shtesë në pika kufitare, por mund të udhëtojnë me policë sigurimi TPL + , e cila aktualisht mbulon Maqedoninë dhe Shqipërinë, e me arritjen e marrëveshjes do të mbulojë edhe Serbinë, pa ndryshim te tarifave”, thotë ai.