“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun”, ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina, nga burri i saj i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00.
Familja i ka hapur të pamën në një shtëpi maje “Taslixhes” në kryeqytet. Ata po presin ngushëllimet për djalin e tyre të rënë në Siri edhe pse trupi i tij nuk dihet ku është.
Konfirmimin për vdekjen e tij familjarët thonë se e kanë marrë “përmes do lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku edhe ishte vrarë. F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë, transmeton Zeri.
“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun”, ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina, nga burri i saj i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00
Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri. Ishte kthyer, por kishte shkuar prapë, sepse nuk i qetësohej shpirti në këtë dhe. Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë.
/foto Zeri/