DYLON

Kosovarët gjatë majit vetëm 51 kërkesa për azil në Austri

Avatar photo Redaksia

Në gjysmën e parë të këtij, shteti i Austrisë ka pranuar 28.311 kërkesa për azil, e cila gjë është më shumë se sa në vitet paraprake, njoftoi sot Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Gjersa në gjysmën e parë të vitit të kaluar janë paraqitur 1200-1700, numri i kërkesave nga janari është rritur në më shumë se katërmijë, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Sipas të dhënave të tanishme, gjersa në muajin janar më shumë se njëmijë kosovarë kanë aplikuar për statusin e azilantit, në muajin maj janë bërë vetëm 51 të tilla.

Në këtë ulje drastike të numrit të qytetarëve të Kosovës për statusin e azilit ka ndikuar masat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë, e cila ka përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave për azil nga vendet e treta të sigurta, por edhe fushata e shtetit austriak se nuk ka asnjë mundësi të marrin statusin e azilantit shtetasit e Kosovës.

Ndryshe, më shumë se gjysma e kërkesave për azil vijnë nga Siria dhe Afganistani.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 7.700 sirianë, 5749 afganë dhe 3.806 irakianë kanë aplikuar për azil në Austri. /Telegrafi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.