“Gallup International” e ka realizuar hulumtimin lidhur me popullaritetin e liderëve botëror. Hulumtimi është kryer në 65 shtete të botës dhe në të kanë marrë rekord 63 mijë persona, të cilët janë përgjigjur përmes telefonit, internetit dhe në mënyrë të drejtpërdrejt.
Presidenti në largim i SHBA-ve, Barack Obama është politikani më i dashur në botë dhe zë vendin e parë në listën e përgjithshme, transmeton Indeksonline.
Pas tij vije kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrit britanik David Cameron, presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministrit indian, Narendra Modi.
Të anketuarit përveç këtyre kanë mundur të votojnë edhe për presidentët e Kinës dhe Rusisë, Si Xhinping dhe Vladimir Putin, si dhe për liderët e Arabisë Saudite dhe Iranit, Salman Al Saudi dhe Hasan Rohani.
Ajo që është e jashtëzakonshme ka të bëjë me Kosovën, ku Obama zë vendin e parë në botë për nga popullariteti në një vend. Ai është mbështetur nga rekord 83 për qind e të anketuarve. Pas Kosovës, Obama është i dashur në Vietnam, Portugali, Suedi dhe Kolumbi. Presidentin amerikan më së paku e duan në Rusi, e pritshme, por as palestinezët nuk e duan. Po ashtu Obama nuk është i dashur as nga izraelitët dhe serbët, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër, Valdimir Putinin më së shumti e duan në Armeni, Mongoli, Serbi dhe Rusi. Është interesant fakti se presidentin rus e duan sa në Serbi po aq edhe në Rusi (72 për qind).
E janë finlandezët që fare nuk e duan Putinin, 83 për qind e tyre as që duan ta dëgjojnë emrin e tij. Më pas vijnë suedezët, portugezët, holandezët dhe kosovarët.
Kancelaren gjermane, Angela Merkel, kosovarët e duan gati sa Obamën, pasi që janë 80 për qind e të anketuarve që do ta prisnin në rrugë dhe do t’ia jepnin dorën. Edhe suedezët dhe finlandezët e duan Merkel, por rreth 20 për qind me pak se kosovarët.
Merkelin nuk e duan grekët, por as palestinezët, rusët, çekët dhe spanjollët.