DYLON

Kosova vs Ukraina…

Kosova vs Ukraina…
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Burim Korqa

Kosova nuk duhet të zemërohet me Ukrainën, por as të heshtë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

EkoHigjiena

Ne e kemi mbështetur Ukrainën sepse besojmë në liri, sovranitet dhe të drejtën e një populli për të jetuar i lirë. Pikërisht për këto parime lufton sot edhe Ukraina.

Prandaj, përgjigjja jonë nuk duhet të jetë zemërimi, por arsyeshmëria përmes veprave dhe një diplomacie të mençur, duhet ta bindim Ukrainën se edhe Kosova është dëshmi e të njëjtit parim për të cilin ajo sot kërkon mbështetjen e botës.

Jo t’i kërkojmë njohje si shpërblim, por t’ia shpjegojmë me fakte se nuk mund të mbrosh njëkohësisht të drejtën e Ukrainës për sovranitet dhe të injorosh realitetin e Kosovës.

Të jesh pro-Ukrainë nuk do të thotë të jesh më pak pro-Kosovë. Përkundrazi, do të thotë ta bindësh Ukrainën se edhe Kosova beson dhe ka luftuar për të njëjtat ideale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.