DYLON

Kosova U19 triumfon ndaj Greqisë

Kosova U19 triumfon ndaj Greqisë
Avatar photo Elife Sherifi

Edhe në ndeshjen e dytë të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”, Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar fitore kundër Greqisë me rezultat 1:0. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë dhe cilësore.

Djemtë e Kombëtares treguan lojë të mirë dhe karakter fitues, duke qenë më të mirë se sa grekët në pjesën më të madhe të ndeshjes. Ndërsa, trim i këtij dueli ishte Venhar Hyseni pasi edhe shënoi golin e fitore në minutën e 20-të të takimit, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja. Nesër Kombëtarja U19 e Kosovës e ka ditë pushimi, ndërsa pasnesër në ndeshjen tretë takohet me Lazion.

Greqia – Kosova 0:1 (0:1)
Për Kosovën luajtën: L. Avdyli, V. Azemi, Salihu, V. Hyseni, L. Marmullaku, M. Avdyli, J. Miftari, Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën: Sinani, Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala, Talla, Zhuri, L. Emerllahu, Ibrahimi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.