DYLON

Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane
Avatar photo Redaksia

Në dritën e vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.

Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore. Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës.

EkoHigjiena

Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.