DYLON

Kosova sot luan kundër Çekisë

Kosova sot luan kundër Çekisë
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot luan miqësoren e saj kundër Çekisë, ndeshje kjo që zhvillohet në “epet ARENA” në Pragë.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar tashmë seancën e fundit para këtij takimi dhe “Dardanët”, janë të gatshëm për të sjellë rezultatin e dëshiruar nga kjo sfidë.

EkoHigjiena

Në konferencën për media të mbajtur para stërvitjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda theksoi se, pavarësisht mungesave, Kosova do të futet në këtë ndeshje me synim për të treguar paraqitje të mirë, lojë të guximshme dhe qasje sulmuese.

Ndeshja Çeki-Kosovë fillon në orën 16:00.

Kujtojmë se Kosova më 7 qershor luan miqësoren tjetër me Andorrën, ndeshje kjo që do të luhet në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda si test i rëndësishëm përpara fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të garojë në grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.