(2LONLINE) – Kosova si pjesë dhe rajon i ndarë i Shqipërisë si duket nuk po funksionon si shtet i pavarur. Andaj duhet menduar edhe opsionin e bashkimit të trojeve shekullore shqiptare. Disa vite kaluan nga paslufta Kosova si duket nuk mund të qëndroj si rajon i pavarur. Këtë e provuam deri tash po duket mision i pamundur” mision impossible”. Orvatje të mëdha janë bërë deri më sot prandaj duhet menduar me një kokë e jo si tash që jeni komb me dy koka.
Mendoj që të hiqen dilemat se ne së bashku jemi të pafuqishëm. Duke u nisur nga fakti se jemi një popull atëherë duhet pasur një tryezë, një abetare, një kulturë, dhe një mendim. Mendoj se luftuam për bashkim dhe ky ishte ideali ynë i përbashkët mirëpo si duket gjatë rrugës së ndërtimit të paqes e ndryshuam kursin e drejtimit.
Zoti na bashkohu duke nga dhënë një gjuhë dhe komb ndërsa padrejtësia na ndau. Kjo padrejtësi duhet të rregullohet përndryshe e ardhmja nuk do të na falë. Njëjtë është si kurse të ndash një familje dy pjesë. Kjo nuk po mund të durohet sepse shpirti e kërkon bashkimin me trupin e vet.
Nuk duhet sillemi në kundërshtim se ndjenjat që i kemi sepse po dalim falco në raport me të tjerët. Këto ndjenja janë aq të forta sa dashuria e prindit për fëmijën e vet. Prandaj mos të mashtrohemi nga politikat ditore që si duket po bëjnë”sehir” në aspirata tona për bashkim. Sot ne jemi dëshmitarë se na duhet të paraqesim kërkesë për anëtarësim në secilin organizatë shembull në .FIFA, OKB etj. Ndërsa po të kishte ndodh bashkimi atëherë nuk do të kishte këso barriera. Nuk duhet që për drejtat e një pakice të sakrifikohet të drejtat e shumicës.
Artan Jakupi
(autori është nënkryetar i LISBA-së, Dega- Gjilan)