DYLON

Kosova, Shqipëria dhe Turqia trajnohen së bashku

Kosova, Shqipëria dhe Turqia trajnohen së bashku
Avatar photo Redaksia

Në kuader të bashkepunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare është duke u zhvilluar trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban i Avancuar” , me pjesëmarrjen e trupave nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë dhe FSK-së.

Në këtë trajnim shtjellohen tema që kanë të bëjnë me përgaditjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, si: planifikimin, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës se parë në katastrofa urbane etj.

EkoHigjiena

Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet tri vendeve: Shqipëri, Turqi, Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.