DYLON

Kosova sfidon Xhamajkën më 5 mars!

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet ta zhvillojë miqësoren e parë ndërkombëtare me leje të FIFA-s, më 5 mars në Gjenevë kundër Xhamajkës. Burime të besueshme i kanë thënë RTK-së se marrëveshja ndërmjet dy federatave është arritur të hënën, por problem në zyrtarizimin e kësaj ndeshjeje është duke paraqitur Federata zvicerane e futbollit, e cila çuditërisht nuk po e jep lejen që kjo miqësore të zhvillohet në territorin e saj.

“Kompania ndërkombëtare të cilën e ka angazhuar FFK-ja për organizimin e miqësores së 5 marsit i ka kryer të gjitha detajet e marrëveshjes me Federatën e Xhamajkës dhe me zyrtarët e Kantonit të Gjenevës, por problemi është paraqitur tek Federata zvicerane, e cila nuk po e jep pëlqimin që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjenevë”, ka thënë burimi i RTK-së.

EkoHigjiena

Pikërisht për këtë arsye kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Gjenevë, ku do të takohet me zyrtarët e kësaj kompanie në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për të mos dështuar tashmë miqësorja e aranzhuar me xhamajkanët.

Gjithnjë sipas burimit të RTK-së, kreu i FFK-së dhe kompania e aranzhuar për këtë miqësore do të bëjnë çmos që të bindin zviceranët që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjenevë, aty ku Përfaqësuesja e Kosovës do ta kishte përkrahjen e madhe të bashkatdhetarëve, por mund edhe të negociohet për ndonjë vend tjetër, por paraprakisht duhet të merret pëlqimi nga Federata xhamajkane.

Në opsion për miqësoren e parë të Kosovës më herët janë përmendur edhe Kolumbia, Gana, Ishujt Faro, Senegali, El Salvadori e Mauritania. Dëshira e drejtuesve të FFK-së, ashtu si e të gjithë dashamirëve të futbollit, ishte që ndeshjen e parë ta zhvillonin në Kosovë, mirëpo meqenëse shumica e kombëtareve evropiane i kishin caktuar shumë kohë më parë miqësoret e 5 marsit, por edhe për faktin që infrastruktura e stadiumeve tona nuk ishte në gjendjen më të mirë, bëri që KE i FFK-së ta japë pëlqimin që miqësorja e parë nën ombrellën e FIFA-s të luhet jashtë vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.