DYLON

Kosova rrezikohet nga trazirat sociale

Avatar photo Redaksia

Kosova mund të përfshihet nga trazirat sociale pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, paralajmërohet në raportin e organizatës “IHS Jane’s”, shkruan “Tribuna”. Kjo organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbledh rreth vetes profesionistë të cilët angazhohen për të bërë hulumtime dhe analiza të proceseve të ndryshme, në bazë të nevojave të tregut.

Këtë radhë ekspertët e organizatës i kanë bërë një analizë situatës në Kosovë në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërsa aty kanë përfshirë gjitha elementet që mund ta karakterizojnë këtë proces. Dokumenti është finalizuar me 14 tetor ndërsa në pjesën kur flitet për sigurinë, ai specifikon se vendit i kanoset një rrezik i madh nga trazirat sociale nëse pas zgjedhjeve të 3 nëntorit nuk shuhen strukturat paralele në veri.

EkoHigjiena

“Ka potencial të madh për trazira sociale pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Një gjë e tillë do të ndodhë sidomos nëse nuk shpërbehen shpejtë strukturat ilegale të sigurisë përfshirë ato të inteligjencës”, vlerësohet në raport. Sipas tij nëse nuk krijohet shpejt Asociacioni i Komunave Serbe dhe punonjësit nuk integrohen në institucionet e Kosovës por mbesin të papunë, atëherë edhe ky mund të jetë element potencial për trazira.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.