DYLON

Kosova raporton për Dialogun Ekonomik-Financiar mes Komisionit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë

Kosova raporton për Dialogun Ekonomik-Financiar mes Komisionit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë
Avatar photo Redaksia

Tashmë është bërë viti i tretë që Kosova dorëzon Programin për Reforma në Ekonomi (‘Economic Reform Programme’ – ERP) në Komisionin Evropian. ERP paraqet nivel të rëndësishëm të komunikimit mes Kosovës dhe BE-së, përmes të cilit Kosova raporton mbi Qeverisjen Ekonomike sipas Procesit të Semestrit Evropian. Ky dialog është shtylla kryesore mbi të cilën mbështetet përafrimi i qeverisjes ekonomike të shteteve kandidate me atë të BE-së.

Si pjesë e këtij procesi më 16 maj Kosova mori pjesë në takimin e Dialogut Ekonomik dhe Financiar në Bruksel, ku si anëtar i barabartë me shtetet e rajonit dhe Turqinë kontribuoi në diskutimin e përgjithshëm mbi pritjet makrofiskale dhe reformat strukturore me ndikim në zhvillimin ekonomik.

Delegacioni që u kryesua nga Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, falënderoi Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane për vlerësimin e ERP-së si një dokument kualitativ për nga aspekti analitik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky proces.

EkoHigjiena

Vlerësimi i ERP-së dhe rekomandimet përkatëse do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Evropian pas datës 23 maj, kur planifikohet të miratohen konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.