DYLON

Kosova qeveriset nga ndërkombëtarët, shfrytëzohet nga armiqtë e saj shekullor !

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kosova e “pavarur”, 17 vite pas çlirimit, me prezencën e fuqishme politike dhe ushtarake ndërkombëtare, me një qeveri të papërgjegjshme ndaj qytetarëve të saj dhe servile ndaj ndërkombëtarëve, për më tepër i ngjet një protektorati të pafundëm ndërkombëtar, se sa një shteti të pavarur.

Si askund në botë, zë më i fuqishëm se i qeveritarëve vendor, është ai zyrtarëve (ambasadorëve) ndërkombëtar. Ata pra, ndërkombëtarët e instaluar në Kosovë i përcaktojnë të gjitha, si; kahet e zhvillimit politik, lidhjet dhe prishjet e koalicioneve paszgjedhore, zgjedhjen e kryeparlamentarit, kryeministrit dhe presidentit të vendit,…e deri të aspektet financiare, caktimin e buxhetit (të varfërisë qytetare), projektet “zhvillimore” për hapjen e qendrave biznesore, etj.

EkoHigjiena

Qeveritarët kosovar s’janë gjë tjetër veqse implementues të projekteve ndërkombëtare (rezultatet e bisedimeve politike me Serbinë në Bruksel), përderisa Kuvendin e Republikës së Kosovës e perdorin si instrument për legalizimin e vendimeve skandaloze në dëmë të së ardhmës politike të vendit (Zajednica, Demarkacioni, Decentralizimi etnik, etj).

Qeveritarët kosovar, përveq pushtetit oligarkik të tyre, nuk i menaxhojnë as resurset natyrore të vendit të tyre; Minierën e Trepçës, Liqenin e Ujmanit (Gazivoda), Brezovicën të cilat i kontrollon Serbia….sikurse që i kanë lëshuar prej kohësh nga “dora” kapacitetet energjetike të vendit-KEK-un dhe Aeroportin e Prishinës, të dhëna me “konçesion” kompanive nga Turqia.
Rastësi kjo, apo analogji pushtuesish, pasuritë kryesore të vendit tonë shfrytëzohen nga armiqt shekullor të shqiptarëve (ish pushtuesit turko-sllav)!

Ashtu sikurse resurset natyrore, edhe rreth 30 % e territorit të vendit kontrollohet nga më pak se 5 % e pakicës serbe në Kosovë.

Operatorit turk, i ardhur në Kosovë përmes çarqeve pro-serbe, jo rastësisht ju dha në menaxhim potenciali më i madhë energjetik në vend-KEK-u, i cili luan si t’i tekët me puntorët dhe konsumatorët e varfër kosovar.

Ndodhë shpesh, që përveq fryerjes së faturave të energjisë elektrike, konsumatorëve shqiptar t’ua kërkojë edhe borxhet e vjetra, të cilat kanë qenë të rregulluara në marrveshje me Qeverinë e Kosovës me rastin e privatizimit të KEK-ut.

Qeveria e Kosovës, edhe pse kishte premtuar shlyerjen e borxheve të vjetra, një gjë të tillë e ka bërë në mënyrë parciale (për serbët dhe bizneset e afërta me pushtetarët),…duke diskriminuar me këtë rast një numër të konsiderueshëm të familjeve shqiptare nën asistencë sociale.

Për ta vertetuar më së miri këtë që po e themë, dua ta ilustroj me një rast konkret të para disa dite, që i ka ndodhur një familje me asistencë sociale në një lagje të komunës së Vushtrrisë.

Në një ditë me shi, në derën e familjes 6 antarëshe troket punonjësi shqiptar i KEK-ut, me t’i hapur derën kryefamiljarit i drejtohet me këto fjalë; “Turku është duke ti kërkuar 500 euro nga borxhi vjetër”.

E menjëhershme kishte qenë edhe përgjigja e kryefamiljarit ndaj punonjësit të KEK-ut; “Thuej turkut, ti mi ke borxh 500 vjet, andaj kur t’mi kthejsh 500 vjetët e humbura, eja e kërko 500 eurot e Qeverisë së Kosovës tek unë o turku i zi”.

Të drejtën për të shfrytëzuar pasuritë tona dhe për të ladruar lirshëm në mbarë Kosovën pushtuesit shekullor, ua dhanë ndërkombëtarët me ndihmën e qeverisë kuislinge shqipfolëse në Prishtinë.

Liria dhe pavarësia e një vendi kanë kuptim pak më të gjërë se sa liria e levizjes së lirë dhe e drejta për të thithur lirshëm ajrin e Kosovës martire. Pra janë gjëra të tjera më të rëndësishme që i dhënë kuptim jetës së qytetarëve në gjysëm shtetin e “lirë” dhe të “pavarur” me emrin Kosovë, në të cilin ish pushtuesit shekullor, përveq kontrollit fizik të territorit të vendit tonë, e dominojnë tregun me prodhimet e tyre, duke filluar nga artikujt më themelor e deri tek ata më deficitar për jetën e njeriut. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.