DYLON

Kosova publikon listën për sfidën ndaj Sllovakisë

Kosova publikon listën për sfidën ndaj Sllovakisë
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve për Kupa e Botës 2026.

“Dardanët” do të përballen me Kombëtarjen e Sllovakisë në futboll në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Kjo sfidë konsiderohet vendimtare për ambiciet e Kosovës drejt një kualifikimi historik.

EkoHigjiena

Në rast se Kosova arrin të sigurojë fitoren, atëherë do të luajë finalen e “play-off”-it më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kundërshtari në këtë ndeshje do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Turqisë e Rumanisë.

Ndërkohë, përzgjedhësi Foda pritet të japë më shumë detaje rreth listës së futbollistëve dhe përgatitjeve për këtë përballje të rëndësishme në konferencën për media, e cila do të mbahet më 23 mars, duke filluar nga ora 12:00, në hotelin Emerald. Po atë ditë do të nisë edhe grumbullimi zyrtar i ekipit kombëtar.

Kosova hyn në këtë fazë me synimin për të bërë histori dhe për të siguruar një vend në Botërorin 2026, duke u mbështetur në formën e lojtarëve dhe përgatitjet e stafit teknik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.