DYLON

Kosova, pjesëmarrëse në Forumin për forcimin e bashkëpunimit të sistemeve prokuroriale të shteteve ballkanike

Kosova, pjesëmarrëse në Forumin për forcimin e bashkëpunimit të sistemeve prokuroriale të shteteve ballkanike
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit regjional të sistemeve prokuroriale në Izmir të Turqisë po mbahet Forumi i Parë i Punës së prokurorëve të përgjithshëm të shteteve ballkanike, në të cilin po merr pjesë një delegacion kosovar, i përbërë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ku janë të pranishëm edhe shumë kryeprokurorë dhe prokurorë të sistemeve prokuroriale ballkanike.

Qëllimi i organizimit të këtij forumi është diskutimi i rëndësisë së fuqizimit të bashkëpunimit regjional të sistemeve prokuroriale, në mënyrë që të mbështetet hetimi dhe ndjekja penale e krimeve serioze dhe të karakterit ndërkufitar, pastaj të shtohen përpjekjet për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e drejtësisë në mes të vendeve ballkanike dhe më gjerë.

Rrjedhimisht, delegacioni nga Kosova, ka prezantuar në sesionet e këtij forumi ndërkombëtar në emër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përgjithësisht të sistemit prokurorial shtetëror, duke vënë në pah synimet e së ardhmes për formimin e ekipeve të përbashkëta hetimore me përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit të dy apo më shumë vendeve, përcaktimin e ekipeve për vepra penale specifike në bazë të marrëveshjeve në mes të shteteve, anëtarësimin në organizata profesionale dhe nxjerrjen e protokolleve dhe marrëveshjeve në mes të shteteve, çështje këto, që radhiten në mesin e sfidave kryesore të sistemit prokurorial jo vetëm kosovar.

EkoHigjiena

Gjatë zhvillimit të punimeve të forumit do të miratohet një deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve, me anë të së cilës kërkohet një angazhim më i shtuar në raport me kërkesat drejtuar shteteve të ndryshme dhe organizimin e tryezave të tilla të punës me aktorë të institucioneve të sundimit të ligjit të shteteve regjionale, të cilat ndihmojnë tejkalimin e sfidave të ndërsjella.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.