/2L ONLINE/ – Kosova është anëtarja e re e UEFA-s. Në Kongresin e UEFA-s u vendos me vota të fshehta, për pranimin e Kosovës në këtë institucion. 54 Federatat nacionale, pjesë e UEFA-s, kanë votuar dhe Kosova ka marr numrin e mjaftueshëm të votave (28 vota), për tu pranuar në ktë institucion.
Fadil Vokrri , kryetar i federatës së Futbollit të Kosovës, e ka quajtur këtë moment, si një moment historik. Federata e Kosovës është Federata e 55 që bëhet pjesë e UEFA. /2L ONLINE/