DYLON

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 
Avatar photo Redaksia

FIFA e ka publikuar renditjen e saj të re të kombëtareve, e ku Kosova ka shënuar përmirësim në krahasim me renditjen e kaluar.

Dardanët tani renditjen në pozitën e 106-të, duke e përmirësuar pozitën e tyre për një vend. Përmirësimi i pozitës në renditjen e FIFA-s vjen pas katër ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji, ku Kombëtarja e Kosovës realizoi dy fitore (kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe dy humbje (kundër Greqisë) në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

EkoHigjiena

Dardanët do të rikthehen në skenë në muajin shtator, kur do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Qipros në “Fadil Vokrri” dhe kundër Irlandës së Veriut në udhëtim, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.