DYLON

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki
Avatar photo Redaksia

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes valleve, këngëve, riteve, dokeve dhe zakoneve.

Ky festival, i organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave CIOFF Sllovaki dhe i zhvilluar nën patronatin e UNESCO-s, bashkon ansamble e grupe nga mbarë bota për të shkëmbyer dhe promovuar diversitetin e trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Drejtori i Ansamblit “Kemajl Azizi” u shpreh tejet i lumtur dhe mirënjohës për mikpritjen e përzemërt që iu rezervua ansamblit nga organizatorët dhe publiku sllovak, duke theksuar rëndësinë e prezantimit të vlerave kulturore shqiptare në skena prestigjioze ndërkombëtare.

Fotot dhe lajmi: A.K.V ” Kemajl Azizi”- Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.