DYLON

Kosova pa ciceronë, pa ministri, pa agjenci e asgjë turistike!

Avatar photo Redaksia

Edhe për kundër asaj se Kosova ka potenciale, atraksione, thesare kulturore e tradicionale që janë unike për zhvillimin e turizmit dhe pasuri të shumta jo vetëm për thithjen, por edhe sjelljen e turistëve të huaj dhe zhvillimin e sektorit të turizmit si një fushë vitale për zhvillimin ekonomike dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës , institucionet nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e këtij sektori mjaft të rëndësishëm.

Lidhur me lënien në harresë të turizmit nga institucionet vazhdojnë të jepen shqetësime dhe akuza të shumta nga profesionistët e kësaj lëmie për mungesë ciceronësh, mungesë të kuadrove profesionale në fushën e turizmit, mungesën e Ministrisë së Turizmit atë të agjencisë apo organizatë kombëtare turistike, mungesën e turizmit aventurier e të tjera.

EkoHigjiena

Është gjynah, që jo vetëm Prishtina, por thuajse asnjëra nga komunat e vendit nuk kanë zyra turistike, transmeton toskanpress.info.

Baki Hoti, president i Shoqatës së Turizmit Alternativ në Kosovë, tha se vendi ka pasuri të mrekullueshme për zhvillimin e sektorit të turizmit, por mungon iniciativa për zhvillimin e saj.

“Kosova nuk ka asnjë ciceronë të licencuar, të cilët duhet ti ketë sa më parë dhe se operatorët turistik kanë problem të shumta në këtë aspekt”, tha Hoti.

Sipas tij vendit i mungon Ministria e Turizmit, ashtu siç i mungon edhe një agjenci apo organizatë e turizmit që është mangësi e madhe. E derisa nuk ka ciceronë turistik, të tillët vijnë nga shtetet tjera.

Ai shtoi se çmimet e akomodimit në hotele janë më të lartat në rajon dhe për këtë kanë kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik uljen e TVSh-së. Me këtë ulje shteti lëre që nuk do të kishte humbje, por do të shënonte rezultate më të mëdha në të hyra , sepse do të kishte numër më të madh të turistëve të huaj.

“Kosovës për thithjen e tuistëve dhe joshjen e tyre po ashtu i mungon edhe ndonjë spot apo dokumentarë me atraksionet turistike, të cilat duhet të realizohen sa më parë”, tha presidenti i Shoqatës së Turizmit Alternativ.

Baki Hoti, shtoi se nuk ka ndonjë numër të saktë sesa turistë të huaj vizitojnë vendin dhe prej nga vijnë.

Ndërsa si sukses ai përmendi që më në fund nga 18 shtatori do të nisë trajnimi i stafit të sektorit të hotelerisë, kur dihet se ka mungesë të kuadrove profesionale në këtë fushë. Sukses tjetër sipas tij është edhe klasifikimi i hoteleve.

Nga ana tjetër Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se k takim është i mirëseardhur për promovimin e vlerave turistike të Kosovës, si dhe ofron mundësi për krijimin e rrjetëzimeve në mes të bizneseve kosovare dhe të atyre austriake. Në këtë kuadër shkëmbimi i përvojave dhe përfitimeve nga modeli austriak për promovimin e turizmit, është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës, e konsideron turizmin si një nga mundësitë për zhvillimin e vendit, i cili ofron kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin rajonal dhe lokal, përmirëson standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës dhe integron natyrën, kulturën, historinë, gastronominë dhe mikpritjen tradicionale në mënyrë kreative të bazuar në përvojën ekonomike dhe mënyrat innovative”, tha ministresha.

Ajo shtoi se sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë rreth 20 mijë të punësuar në sektorin e akomodimit dhe ushqimit, që përfaqësojnë mbi 5 për qind të të gjithë personave të punësuar në Kosovë.

Sipas saj turizmi, pa mëdyshje është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, i cili jo vetëm krijon shumë shpejtë vende të punës, por është gjithashtu një mundësi për përmirësimin e imazhit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, imazh i ndryshëm nga ai i cili paraqitet në media dhe që korrespondon në mënyrë autentike me karakteristikat specifike dhe asetet unike të Kosovës.

Ministrja tha se Kosova është aktualisht e njohur në skenën ndërkombëtar për turizëm natyror, me aktivitete në natyrë – Majat e Ballkanit, në rajonin e Pejës ose në Bjeshkët e Sharrit, trashëgiminë kulturore, monumente fetare të fesë myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe e njohur për kulturën, diversitetin etnik dhe ngjarjet kulturore si Dokufest-I.

“Qeveria, po punon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit, në mënyrë që të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve cilësore, si dhe hartimin e politikave për promovimin e turizmit vendor”, tha ministrja e Tregtisë e Industrisë.

Sipas saj është hartuar Plani zhvillimor në sektorin e turizmit i cili është në fazën finale. Synimi ynë është që deri në vitin 2020, sektori i turizmit të marrë pjesë në GDP me 7-8 %. Është filluar me rishikimin e legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për sektorin privat.

Ministrja e MTI-së, me këtë rast i ka bërë thirrje operatorëve turistik kosovar që të orientojnë lëvizjet turistike dhe krijimin e ofertave, në prurjen e turistëve nga vendet tjera në Kosovë si dhe ofrimin e paketave brenda Kosovës për vendorët, dhe të mos fokusohen vetëm në ofertat për vizita jashtë vendit.

Nga ana tjetër sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vendin tonë veprimtarinë hotelierer e ushtrojnë 105 hotele, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 15.70%.

Numri i vizitorëve është 38 mijë e 560, prej tyre 42.32 % janë vizitorë vendorë dhe 57.68 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në është 53 mijë e 486, prej tyre 38.44 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 61.56 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëiqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25 mijë e 650 vizitorë dhe 36 mijë e 215 netë9qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket shteteve se prej nga vijnë vizitorët e huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-të, Gjermania, etj.

Konferenca “Ditët Austriake-Kosovare të Turizmit 2015” u realizua nga Shoqata Austriake-Kosovare, me mbështetjen e projektit PPSE, Odës Ekonomike të Austrisë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji.

Qëllimi ishte është që të promovojë sektorin e turizmit në Kosovë dhe të ofrojë modelin dhe përvojat austriake në fushën e turizmit, që mund të ndihmojë në masë të konsiderueshme zhvillimin ekonomik të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit midis Austrisë e Kosovës në fushën e turizmit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në këtë sektor.

Përfaqësues të kompanive austriake dhe kosovare në fushën e turizmit, përfaqësues të agjencive të udhëtimit, operatorët turistikë, ekspertët e fushës së turizmit dhe të tjerë që mbulojnë këtë fushë, dhanë mendimet e tyre me interes lidhur me turizmin në Kosovë sot dhe kahet e zhvillimit në të ardhmen, duke përfituar nga përvojat austriake dhe përvojat e tjera pozitive, transmeton toskanpress.info.