DYLON

Kosova pa barna për trajtimin e Ebola-s

Avatar photo Redaksia

Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar me virusin Ebola, mirëpo Klinika Infektive nuk ka barna për mbrojtje ndaj këtij virusi. Megjithatë, drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, thotë se nëse paraqiten rastet e para mundë t’i mjekojnë me metodat të cilat i kanë përdorur edhe për viruset e tjera.

“Deri më sot nuk kemi preparate të tjera mjekësore për këtë sëmundje mirëpo ne kemi një sasi të mjaftueshme të pajisjeve mjekësore që i trajtojmë pacientët e prekur nga ethet hemorragjike dhe rastet e para të virusit Ebola mundë t’i trajtojmë me ato, mirëpo në rast se na duhet, besoj se do ta kemi mbështetjen nga QKUK-ja, në mënyrë që të dalim faqebardhe”, ka thënë Deshaj për Televizionin Publik të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai thotë se virusi Ebola mund të jetë vdekjeprurës mirëpo ende nuk ka arritur të dalë nga kontinenti i Afrikës.

Simptomat e para janë temperaturë, të vjella, dhimbje të muskujve, gjakderdhje lëkurore dhe brendshme. Ky virus mund të përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, rrugëve ajrore, kontakt direkt dhe indirekt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.