Me gjasë nuk do të kemi një miqësore të dëshiruar nga gjithë shqiptarët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që Kuqezinjtë më 5 mars pritet ta zhvillojnë miqësoren ndaj kombëtares së katërt aktualisht në botë Kolumbisë, transmeton KTV.
Ndonëse nuk është ende zyrtare, pasi po punohet për detajet e fundit Panorama Sport, raporton se kompania që po merret me organizimin e këtij dueli e ka mbyllur thuajse kontratën me të dyja federatat përkatëse.
Ndeshja pritet të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve të të dyja kombëtareve luajnë në Evropë. Kujtojmë se dy takimet e fundit miqësore të Kolumbisë janë luajtur pikërisht në Evropë, me 14 nëntor 2013 në Bruksel ndaj Belgjikës dhe pesë ditë më vonë ndaj Holandës./kohanet/