DYLON

Kosova nuk ka më kohë për hezitime kur bëhet fjalë për themelet e saj shtetërore

Kosova nuk ka më kohë për hezitime kur bëhet fjalë për themelet e saj shtetërore
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Kosova nuk ka më kohë për hezitime kur bëhet fjalë për themelet e saj shtetërore.

EkoHigjiena

Mbrojtja e Vlerave të Luftës dhe Ligji i Lustracionit nuk duhet më të trajtohen si tema dytësore, por prova e parë e seriozitetit të një shteti. Pa një vijë të qartë ndarëse mes sakrificës dhe keqpërdorimit, historia relativizohet dhe vlerat humbin peshën e tyre reale.

Po ashtu, pa një proces të drejtë dhe të verifikuar të lustracionit, institucionet mbeten me një hije mosbesimi që e dëmton çdo reformë tjetër dhe paraqet pengesa të mëdha në seriozitetin tonë si shtet e si politikë.

Nuk mund të kërkohet e ardhme e pastër me të kaluar të paqartë në poste publike.

Këto nuk janë mjete politike, por standard minimal shtetëror, pra respekt për të kaluarën dhe përgjegjësi për të tashmen e siguri për të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.