DYLON

Kosova nuk është lodhur nga demokracia – por është lodhur nga ngërçi

Kosova nuk është lodhur nga demokracia – por është lodhur nga ngërçi
Avatar photo Redaksia

Nga: Faton Bislimi

Vendimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar një kandidat partiak për President, në vend të një kandidati konsensual, dhe refuzimi i paralajmëruar i opozitës për ta mbështetur një president partiak, po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhor.

EkoHigjiena

Edhe një herë, qytetarët rrezikojnë të paguajnë çmimin e mungesës së kompromisit politik. Demokracia mirëfilli funksionon kur kemi atë që njihet si ndarje e pushteteve dhe “checks and balances.”

Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Kosova ka nevojë për pjekuri. Kosova ka nevojë për udhëheqje që e vendos shtetin mbi partinë.

Unë besoj thellë se Presidenca duhet të jetë simbol i unitetit, jo i përçarjes. Zëri i Presidentit duhet të jetë zëri i të gjithë qytetarëve — majtas e djathtas, në Kosovë dhe në diasporë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një qasje që i tejkalon ndasitë partiake dhe i bashkon njerëzit rreth interesit kombëtar e shtetëror të Kosovës. Platforma jonë Kosova e Para, nuk është thjesht një slogan — është një zotim. Zotim që stabiliteti institucional, partneriteti strategjik me miqtë tanë ndërkombëtarë, e veçanërisht me SHBA, dhe uniteti qytetar janë mbi çdo kalkulim politik. Nëse vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje përsëri, atëherë edhe ne detyrohemi t’i ofrojmë qytetarëve tanë një mundësi të re që shpërfaqë edhe një mendësi të re politike për vendin, jo për ambicjet individuale!

Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen duke ricikluar krizën. Ne nuk mund të forcojmë shtetin duke dobësuar institucionet.

Është koha për burrështetësi!
Është koha për maturi!
Kosova mbi të gjitha. Gjithmonë!