Kosova nuk është gati!

Kosova nuk është gati!

Në kohën kur e gjithë bota emërues të përbashkët ka luftimin dhe parandalimin e të infektuarve me covid-19, në Kosovën tonë fillojnë të merren me gjëra që ne, nuk jemi gati!

Shkruan: Fatmir Kastrati

Qytetarët nuk janë të gatshëm të iu shohin derisa ju vazhdoni inatet që keni pasur prej kohësh, ata duan që secili prej jush të merret vetëm me virusin Covid në mënyrë që ata të jenë të sigurt me atë që i ofron shteti në këto kohë të vështira. Termet si shkarkim, mocion, kushtetutë, zëvendësoni me bashkim, unifikim, angazhim, përkushtim dhe përkujdesje maksimale për të mirën e qytetarëve.

Logjika fisnore dhe ndarja e tillë e shoqërisë deri në polarizime nuk është cilësi e qytetërimeve të emancipuara dhe formuara politikisht prandaj edhe në kohë të pandemisë globale ne gjejmë grupe ku qytetarët janë ndarë në grupe dhe bëjnë thirrje për liderin a kauzën e tyre, për të tilla ndarje ne nuk jemi gati!

Angazhimi i gjithë sferës politike duhet të jetë në parandalimin e virusit Corona, si rrjedhojë e kësaj nuk është koha e kushtetutës e as mocioneve andaj lereni anash por:

1- Siguroni shtretër dhe aparaturën përcjellëse ku të infektuarit mund të mjekohen, pasi që infektiva i ka vetëm 130 shtretër!

2- Kërkoni nga mjekët që kanë dalë në pensionim, por edhe nga absolventët e mjekësisë të ndihmojnë vendin në këtë gjendje.

3- Të gjithë qytetarët që kanë pas kontakt me rastet e komunave ku ka të infektuar duhet të bëjnë testet, me pas masat për Corona virus të respektohen maksimalisht.

Qytetarë të dashur, deri sa ata mendojnë vetëm për interesat personale, ne vazhdojmë më moton #rrinshpi, jo për ta, por për familjen dhe Kosovën.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE