DYLON

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025)

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025)
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025) , një ngjarje prestigjioze që mbledh përfaqësues të 16 vendeve nga e gjithë bota.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si qëllim i përbashkët i kësaj konference.

EkoHigjiena

Ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik.

Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet.

Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.