DYLON

Kosova ngre lapidar për ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në shërbim

Kosova ngre lapidar për ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në shërbim
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidarit për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.

Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky lapidar i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet nesër më 12.06.2018 në orën 11:00. Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.

EkoHigjiena

Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë. Po ashtu, për ne është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.

Duke nderuar të kaluarën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, ne tregojmë edhe përkushtimin tonë drejtë së ardhmes. Një komb që nderon sakrificën e aleatëve, ai ka nderuar vetveten dhe ka siguruar të ardhmen e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.