DYLON

Kosova në “ zonën e kuqe” të korrupsionit

Avatar photo Redaksia

Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik. Kosova këtë vit rradhitet në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë), për dallim nga viti i kaluar kur kishte shënuar përparim simbolik dhe kishte zënë vendin e 105-të.Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Shqipëria, vitin e kaluar, mbante pozitën e 113-të. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e radhitura në “zonën e kuqe” të korrupsionit.

Mali i Zi ka zënë pozitën e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është rradhitur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.

EkoHigjiena

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.