DYLON

Kosova në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit në Madrid

Kosova në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit në Madrid
Avatar photo Redaksia

Kosova në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit në Madrid!. Delegacioni Kosovar i përbër nga përfaqsuesë të MPB, QKMK, Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme globale.

Përveç diskutimeve dhe takimeve me partnerë ndërkombëtarë, u prezantua edhe modeli i shkëlqyeshëm i Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve – një mekanizëm kyç në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera që rrezikojnë sigurinë globale.

EkoHigjiena

Përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, i deleguar në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, prezantoi sistemin e avancuar të Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve. Ky sistem, i cili funksionon si pjesë integrale e menaxhimit kufitar në Kosovë, ka një rol kyç në identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve që lidhen me terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Prezantimi i tij në këtë event global u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe u vlerësua si një model efektiv për sigurinë kufitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.