DYLON

Kosova në “Banned Flags”!

Avatar photo Redaksia

Në Shtokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali më i madh i muzikës “Eurovision” flamuri kosovar është radhitur në mesin e flamujve të ndaluar për t’u valëvitur.
E në mesin e flamujve të ndaluar është përfshirë edhe flamuri i Shtetit Islamik, i njohur si ISIS.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të festivalit. Flamujt e lejuar janë të shteteve pjesëmarrëse, që janë 42, si dhe të shteteve të tjera që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Flamujt më poshtë në mënyrë specifike janë të ndaluar që të shfaqen në kontestin muzikor Eurovision”, thuhet në mbishkrimin sipër listës së flamujve të ndaluar.
Kujtojmë se në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet me Eneda Tarifën me këngën “Fairystale”.



EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.