DYLON

Kosova mund të përfitojë deri në 250 milionë euro nga amerikanët

Avatar photo Redaksia

Adrian Prenkaj, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, duke folur për përfitimet që pritet t’i ketë Kosova në katër vitet e ardhshme nga organizata amerikane, Millennium Challegen Fond (MCC) – Fondi i mijëvjeçarit, tha se shuma që Kosova mund ta përfitoj nga ky fond mund të arrijë deri 250 milionë euro.

Ai ka thënë se MCC është agjenci e pavarur amerikane, dhe se sipas tij, është një prej organizatave më transparente në botë.

EkoHigjiena

“Kjo agjenci aplikon një filozofi të re në ndihmën që iu ofron shteteve. Kjo organizatë i ndihmon shtetet që kanë nivel të ulët të të ardhurave për kokë banori, dhe të cilat janë përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe rritjen e standardeve demokratike”, ka thënë Prenkaj.

Ai ka sqaruar më tutje se janë gjithsej 20 indikatorë të cilët janë kyç në vlerësimin e kësaj organizate në atë se a do ta ndihmojë një shtet ose jo, dhe se sipas tij, Kosova ka shënuar progres të dukshëm në përmirësimin e këtyre indikatorëve.

“Kosova këtë vit ka përparuar në rangimin e të drejtat demokratike, kryesisht si rezultat i mbarëvajtjes së mirë të zgjedhjeve të vitit 2013 dhe 2014. Në luftën kundër korrupsionit, përmirësimi i bashkërendimit të agjencive të sundimit të ligjit i ka mundësuar Kosovës që më në fund të kalojë indikatorin e kontrollit të korrupsionit. Sipas ‘Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16 për qind, krahasuar me vitin e kaluar”, ka theksuar Prenkaj.

Sipas tij, synim i Zyrës së Presidentes së Kosovës, ndonëse shumë sfera kanë nevojë për ndihmë, është që të ndihmohet zhvillimi i sektorit privat si mundësi për ta gjeneruar hapjen e vendeve të reja të punës.

Kosova mund të përfitojë deri në 250 milionë euro nga amerikanët

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.