“Kosova Munchen”- “Tërnoci”, ndeshje miqësore për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“Kosova Munchen”- “Tërnoci”, ndeshje miqësore për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Për nderë të 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, klubi futbollistik shqiptar Fc “Kosova Munchen” i ka bërë ftesë klubit futbollistik “Tërnoci” për një ndeshje miqësore në mes të këtyre dy klubeve që do të zhvillohet më datë 18 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë.

“Mbështetjen klubit futbollistik të Kosova Mynhenit për organizimin e kësaj ndeshje dhe qëndrimin dy ditorë të ekipit tonë e mundësuan dhe përkrahën dy persona shumë human dhe sportdashës Lulzim Maliqi nga Konçuli dhe Ilir Sinani nga Rahoveci”, thuhet në njoftimin e klubit “Tërnoci”.

I gjithë stafi dhe lojtarët e klubit i janë mirënjohës organizatorëve për ftesën dhe nderin e madh që ju ka bërë klubit në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të festohet së bashku duke zhvilluar edhe ndeshjen vëllazërore.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE