DYLON

Kosova, model i harmonisë fetare

Avatar photo Redaksia

Harmonia fetare mes komuniteteve ishte dhe mbetet margaritar i vendit tonë, thonë klerikë të besimit Islam, Katolik dhe Ortodoks të komunës së Vitisë. Ata thonë se bashkëpunimi asnjëherë nuk ka munguar ndërmjet tyre meqë fjala e Zotit dhe libri i shenjtë na thërret në paqe, transmeton RTK.

“Jemi njerëz që edhe fetarisht por edhe në mënyrë institucionale duhet të jemi të bashkuar dhe të kontribuojmë për format të cilat i japim apelet tona nëpër xhamit e kishat tona etj. D.m.th. jemi në bashkëpunim të gjërave më të mira që i lyp apo ka nevojë komuna e Vitisë”, ka theksuar Hysamedin Hoxha – kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.

EkoHigjiena

Përkushtimin e tyre për paqe e bartin te besimtarët, thonë famullitari i Stubllës don Albert Jakaj dhe prifti ortodoks Zvonko Kostiq, me shërbim në kishën ortodokse në Viti.

“Nëse ne si popull, si komb duhet të krenohemi para botës dhe është një ndër vlerat ajo është harmonia mes bashkësive fetare, prandaj në këtë vlerë duhet jo vetëm të mburremi dhe krenohemi por ta ruajmë margaritarin më të çmueshëm dhe vërtetë kemi se çfarë të krenohemi para botës”, Don Albert Jajkaj- famullitar në Stubëll.

“Mund të them se jam me fat që jam në mesin e njerëzve të mesit tim ku jetojmë e punojmë së bashku dhe nuk mund të them që kemi raporte të këqija me pjesëtarët e konfesionit katolik dhe atij mysliman, dhe mund t””ju them se kemi bashkëpunim ndërkofesional. I kemi takimet e përbashkëta ku diskutojmë për çështje tona”, është shprehur Zvonko Kostiq – prift në kishën e Vitisë.

Klerikët konsiderojnë se bashkëpunimi dhe mbështetja institucionale reciproke mes institucioneve e fuqizon harmoninë ndërfetare në vend.

“Ne jemi që japim tolerancë, ne japim mirëkuptimin edhe është fe e paqes edhe ajo nuk mbjell asnjë urrejtje ndaj askujt. Kemi argumente për këtë dhe islami është fe e paqes dhe vazhdojmë të kontribuojmë për paqen e popullit”, ka thënë Hysamedin Hoxha – kryetar i këshillit të BI-së në Viti.

“Ne si udhëheqës fetar mundohemi dhe me gjithë angazhimin dhe përkushtimin tonë të japim një mesazh paqeje dhe bashkëpunimi e bashkëjetese pa marrë parasysh dallimet apo bindjet fetare, ne të gjithë jemi vëllezër e bit dhe bijat e zotit”, ka shtuar Don Albert Jajkaj.

“Nuk mundet njeriu të jetë pa zotin, ne jemi ata të cilët kemi religjionin tonë, besimin tonë, politika është sot për nesër, ndërsa zoti është ai i cili na mbron dhe na ruan dhe sikur t””i drejtoheshim zotit nuk do të kishim probleme asnjëherë”, është shprehur tutje prifti Zvonko Kostiq

Ndër të tjera drejtuesit e kulteve fetare thonë se shembull i harmonisë në paqe është kontribut i institucioneve dhe klerikëve fetarë për kultivimin e paqes dhe besimit reciprok.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=5610