DYLON

Kosova miqësore humanitare, paratë e grumbulluara do të shkojnë për Shqipërinë

Kosova miqësore humanitare, paratë e grumbulluara do të shkojnë për Shqipërinë
Avatar photo Elife Sherifi

Klubi i basketbollit Ylli dhe Federata e Basketbollit e Kosovës të hënën me dy dhjetor do të organizojnë një ndeshje miqësore bamirëse, njofton FBK.

Takimi do të zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Therandë dhe fillon nga ora 19:00.

Ylli do të ketë rival Kombëtaren e Kosovës, e cila do të përbëhet me lojtarë të Superligës së Kosovës.

EkoHigjiena

Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë ndeshje të Kosovës do ta drejton trajneri aktual i Prishtinës, Bujar Loci.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.