DYLON

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po marrin pjesë në forumin ndërkombëtar ”E – Apostille Programme” i cili po mbahet në Fortaleza të Brazilit nga 16-18 tetor 2019.

Delegacioni i Republikës së Kosovës përbehet prej Blerim Camaj – Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARC/MPB, Erdon Arifaj – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile në ARC/MPB, dhe Driton Blakqori – Udhëheqës i Divizionit për Viza në MPJ.

Në këtë forum ndërkombëtar po marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të Konventës së Hagës për Apostil, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj Konvente.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj konference është diskutimi mbi lëshimin e apostilit në mënyrë elektronike dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve anëtare të kësaj Konvente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.