DYLON

Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e njoftoi ministrin Shala me përgatitjet që janë bërë gjer me tani, me përbërjen Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili, siç u shpreh ai do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari Hasani më tej u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.

Ai më tej e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sportit të Kosovës; përkrahje kjo që ka rezultuar me krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e sportit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje tejet të rëndësishme të sportit botëror, dhe shtoi se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.