DYLON

Kosova me tre boksierë në Kampionatin Evropian

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të udhëtojë nesër për në Bullgari, ku prej 5 deri më 13 gusht në Samakov mbahet Kampionati Evropian.

Boksierët e përzgjedhur nga përzgjedhësi Xhevdet Peci janë: Armend Xhoxhaj (81 kg), Pirro Çuni (91 kg) dhe Fisnik Muharremi (+91). Në ekspeditën e përfaqësueses krahas boksierëve dhe përzgjedhësit do të jetë edhe gjyqtari Latif Demolli. Boksierët e grumbulluar nga përzgjedhësi deri sot kanë qëndruar në përgatitje të përbashkëta në Prizren. “Ky kampionat evropian është i vlefshëm për tubimin e pikëve për Lojërat Olimpike dhe për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror. Gjashtë vendet e para sigurojnë edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Katar që mbahet në muajin tetor. Besojmë që nga këta boksierë do të përmbushin normën dhe do të tubojnë sa më shumë pikë për Rio 2016”, ka theksuar zëdhënësi i FBoxK-së, Latif Demolli.

EkoHigjiena

http://www.rtklive.com/?id=5&r=38452

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.