• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kosova me ligje të mira, por zonë krimi e korrupsioni

Redaksia 2LONLINE 10 Tetor, 2013 3 min
 Kosova me ligje të mira, por zonë krimi e korrupsioni

Një pasqyrë e përzier me evidentimin e disa përmirësimeve, por me shumë pika të zeza është edhe këtë vit Raporti vjetor i Progresit për Kosovën, të cilin e kanë përpiluar në Komisionin Evropian e që do të miratohet dhe të bëhet publik nga kolegji i komisionerëve në takimin e rregullt më 16 tetor në Bruksel.

Gazeta e përditshme “Koha Ditore” ka siguruar kopjen e draftit të këtij raporti për Kosovën dhe ai në rreth 50 faqe paraqet gjetjet nga puna që është bërë nga vjeshta e vitit të shkuar e deri më sot.

Kosova, siç thuhet në këtë raport, ka bërë përparime kryesisht në përpilimin e ligjeve, në vendosjen e disa kapaciteteve të nevojshme për të zbatuar politikat që dalin si përgjegjësi edhe nga procesi i integrimeve evropiane. Por në anën tjetër edhe kësaj radhe janë identifikuar probleme serioze dhe çështje, të cilat vazhdojnë të nxisin shqetësim serioz të BE-së. Lufta jo e duhur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, problemi i trafikimit me qenie njerëzore, ku është rritur numri i viktimave të moshës jomadhore që eksploatohen për keqtrajtime seksuale, trafikimi i drogës, konflikti i interesit, mangësitë dhe dyshimet për korrupsion në prokurimin publik, ndikimi politik në gjyqësor dhe në shërbimin civil, hezitimi për të hetuar disa raste, janë vetëm disa nga pikat shqetësuese edhe në këtë raport.

Raporti nënvizon edhe mungesën e tolerancës në disa raste, sidomos kundër grupeve LGBT dhe madje ka shënuar edhe rastin se si një “lëvizje fetare, e cila propagandon gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT përmes mediave konvencionale dhe sociale është regjistruar si parti politike”, shkruan “Koha Ditore”./koha.net/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të

30 Shtator, 2023
Sport

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023
Sport

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

30 Shtator, 2023

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com