DYLON

Kosova me formimin e ushtrisë, kompleton mekanizmin e sigurisë

Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se ndërrimi i Komandantit të FSK-së, nuk do të sjellë ndonjë risi. Sipas tij, edhe Rrahman Rama sikurse paraardhësi i tij, Kadri Kastrati, duhet t’i vazhdoj punët dhe objektivat aty ku kanë mbetur.

“Ndërrimi i Komandantit të FSK-së, nuk do të sjellë ndonjë risi për arsye se objektivat e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës nuk janë ditore, por janë objektiva afatgjate. Si çdo paraardhës i tij edhe Komandant Gjeneral Rrahman Rama, duhet t’i vazhdoj punët dhe objektivat aty ku kanë mbetur. Pra, misioni i tij së bashku me miqtë amerikan dhe të tjerët, është që FSK sa më parë të transformohet në Ushtrinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet operacionale të saj”, ka thënë Islami në një bisedë për Indeksonline.

EkoHigjiena

Islami, konsdireon se Kosova me formimin e Ushtrisë e kompleton mekanizmin e saj të sigurisë toksore e ajrore.

“Nuk ka shtet pa ushtri. Pra, Kosova me formimin e ushtrisë e kompleton mekanizmin e saj të sigurisë toksore e ajrore. Megjithatë, komandanti i FSK-së do të përballet me shumë sfida deri në finalizimin e Ushtrisë së Kosovës, edhe pse roli i FSK-së ishte duke u kufizuar dhe mbetet i tillë, ajo me ato kompetenca që i ka, ka treguar profesionalizëm, disiplinë dhe punë në shumë aktivitetet që ishte pjesëmarrje e sidomos në operacionet e kërkim shpëtimit”, theksoi ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.