Kosova me dy Mirënjohje Nderi në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza
Ka përfunduar me sukses Olimpiada e 15-të Evropiane Matematike për Vajza – EGMO 2026 (European Girls’ Mathematical Olympiad 2026), i mbajtur në Bordeaux të Francës, ku ekipi i Kosovës u përfaqësua denjësisht duke fituar dy Mirënjohje Nderi.
Sipas Shoqatës të Matematikanëve të Kosovës, këtë vlerësim e arritën nxënëset Vesa Xhymshiti dhe Adela Llapashtica, të cilat u dalluan me përformancën e tyre në mesin e pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme.
Në këtë ngjarje prestigjioze, pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe ish-olimpiadistët Besfort Shala dhe Era Januzi, të cilët kontribuan në cilësinë e koordinatorëve.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur vajzat e talentuara në fushën e matematikës. /2LONLINE/
